Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet…
Gjendet i pajetë një person pranë rrugës Radostinë–Vadhiz, dyshohet se është mbytur Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz në Fier, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është gjetur i mbytur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet e para për zbardhjen e rastit. Pas këqyrjes paraprake, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se hetuesit po punojnë për identifikimin e viktimës, si edhe për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, pritet që policia të japë...
Burimi:
syri.net