Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar në Korçë, dyshimet e para
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në fshatin Qatrom, në qarkun e Korçës. Trupi i tij është konstatuar në një përrua të thatë nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë evidentuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 65-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Burimi:
vizionplus.tv