Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

Një peshkatar është gjetur i pajetë në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Gjatë kërkimeve, policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili ishte fundosur. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia dhe moti i keq. Grupi hetimor po punon në dy pista: atë të një mbytjeje aksidentale të shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike, si dhe mundësinë e një vetëmbytjeje. Burime bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri ai nuk rezulton të ketë familjarë...