Gazetari Osman Stafa kallëzon në polici: Më ndoqën dhe më prenë rrugën pasi filmova nxjerrjen e inerteve në Shkumbin

Gazetari Osman Stafa kallëzon në polici: Më ndoqën dhe më prenë rrugën pasi filmova nxjerrjen e inerteve në Shkumbin

Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, duke denoncuar se është ndjekur dhe i është prerë rruga me automjet menjëherë pasi dokumentoi nxjerrjen e inerteve në lumin Shkumbin. Sipas Stafës, ai ndodhej në zonë për të verifikuar denoncimet e banorëve dhe filmoi një eskavator që po nxirrte zhavor nga shtrati i lumit. Ai shprehet se, sapo u largua nga vendi i ngjarjes, një automjet fuoristradë me targë AB489YZ e ndoqi për rreth një kilometër, i bëri sinjale për të ndaluar dhe më pas i preu rrugën. Gazetari thotë se arriti të largohej dhe më pas depozitoi kallëzim në polici, duke kërkuar identifikimin e personave që ndodheshin në automjet, administrimin e provave dhe hetimin e plotë të rastit. Ai kërkon gjithashtu që...