Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Është arrestuar në Shëngjin një 22 vjeçar i kërkuar nga autoritetet spanjolle për tentativë vrasjeje. Siç bën me dije Policia, i riu fshihej në Lezhë ndërsa ishte në arrati që prej 18 majit të këtij viti. “Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë. Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi: -O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...