Fluks i madh udhëtarësh nga Kosova/ Për fundjavë i drejtohen Shqipërisë

Fluks i madh udhëtarësh nga Kosova/ Për fundjavë i drejtohen Shqipërisë

Fundjava ka sjellë një fluks të lartë automjetesh në hyrje të Shqipërisë nga Kosova, me qindra pushues që po i drejtohen vendit për të kaluar ditët e pushimit në bregdet. Ngarkesa më e madhe është regjistruar në pikën kufitare të Morinit, ku numri i automjeteve në hyrje është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Trafiku është shtuar edhe në Rrugën e Kombit, kryesisht në segmentin nga Morini drejt Pikës së Pagesës, për shkak të numrit të madh të automjeteve. Për të menaxhuar fluksin dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, në pikën kufitare të Morinit janë vënë në funksion të gjitha sportelet në dispozicion. Masa të ngjashme janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit. Fluksi pritet të vijojë gjatë...