Familja Ruko në Rroskovec kërkon zgjidhje: Socialistët e bashkisë ma çuan litarin në fyt. Na grabitën pronën…

Familja Ruko në Rroskovec kërkon zgjidhje: Socialistët e bashkisë ma çuan litarin në fyt. Na grabitën pronën…

Familja e Isa Rukos, banor në fshatin Strum të Bashkisë Roskovec, prej afro 20 vitesh nuk po arrin të pajiset me certifikatat e pronësisë për tokat që disponon me dokumentacion të rregullt. Isa Ruko është i verbër totalisht dhe procedurat për pajisjen me dokumentet e pronësisë janë ndjekur nga bashkëshortja e tij, Ervehe Ruko. Në një prononcim për Syri TV, ajo shprehet se familja e tyre përbëhet nga dy prindër dhe shtatë fëmijë dhe se, pas ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, kanë përfituar 25 dynymë e 200 metra katrorë tokë. Sipas Ervehesë, procedurat për pajisjen me certifikatë pronësie kanë nisur që në vitin 2007, por procesi është bllokuar pasi një dynym tokë, që sipas saj i përket familjes së tyre, është përvetësuar nga një baahkfshatar...