Falsifikim dokumentesh për pronat, shpallen në kërkim 3 persona, ish-zyrtarë të ASHK-së mes të dyshuarve
Tre persona janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të gjerë policor të koduar “Tjetërsimi”, të finalizuar në Dibër, pas një hetimi 7-mujor për zbardhjen e një skeme të dyshuar kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme. Janë ekzekutuar 14 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, që përfshijnë punonjës dhe ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, si dhe disa shtetas familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë kryer tjetërsime pronash. Masat e sigurisë variojnë nga “arrest në burg”, “arrest në shtëpi” deri te “detyrim paraqitjeje”, ndërsa mes të dyshuarve janë ish-zyrtarë të ASHK-së Dibër, hartografë, juristë dhe përgjegjës sektori, si dhe një notere. Ndërkohë, tre shtetas janë...
Burimi:
javanews.al