EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte humbur skedinat, “kyç” gojën para hetuesve
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se autori i dyshuar është identifikuar si Amarild Xhamaqi, 32 vjeç, një emër i njohur për Policinë, i skeduar më herët për konflikte të ndryshme. Ngjarja ka ndodhur pasi 32-vjeçari ishte irrituar për shkak të humbjes së disa skedinave sportive. Teksa lëvizte me automjetin e tij në zonën e Ali Demit, ai dyshohet se ka hapur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit dhe kryerjes së veprimeve operative, Policia ka bërë të mundur lokalizimin e të riut dhe arrestimin e tij në...
Burimi:
vizionplus.tv