EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

Autoritetet kiliane kanë ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie, duke transferuar në një burg të sigurisë së lartë në Talca nëntë të burgosur të konsideruar si drejtues, ose figura kyçe të organizatave të rrezikshme kriminale. Operacioni u zhvillua mëngjesin e së premtes dhe u transmetua drejtpërdrejt nga Presidenca e Republikës. Të burgosurit u zhvendosën nga burgjet e Santiago-s drejt burgut La Laguna, në Talca. Mes personave të transferuar ndodhet edhe shqiptari Viktor Gjini, 58 vjeç, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat kiliane, në listën e nëntë të transferuarve ka persona të lidhur me organizata të fuqishme kriminale si Tren de Aragua, Los Pulpos, Los Ñaños, Los Cartier, si dhe me rrjete të mafies kineze...