EMRAT/ Shefi i komisariatit Sarandë dhe 3 oficerë drejtues në pranga për ndërtim pa leje
Një operacion i Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka çuar në arrestimin e disa punonjësve të policisë në Sarandë, pas dyshimeve për përfshirje në një rast ndërtimi të paligjshëm në zonën bregdetare. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka nisur pas një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku denoncohej një ndërtim pa leje në lagjen nr. 1 të Sarandës, në një hapësirë plazhi, pjesërisht edhe në ujë. Në objektin ku kryheshin punimet u arrestuan në flagrancë 8 shtetas, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si posedues i hapësirës së plazhit, për llogari të së cilit dyshohet se po zhvillohej ndërtimi i paligjshëm. Pas ndërhyrjes së institucioneve përkatëse, përfshirë IKMT, IMT dhe Policinë Bashkiake, ndërtimet u prishën....
Burimi:
syri.net