EMRAT/ Identifikohen tre të plagosurit në Elbasan, detaje nga plagosja me armë

EMRAT/ Identifikohen tre të plagosurit në Elbasan, detaje nga plagosja me armë

Janë identifikuar tre personat e plagosur nga të shtënat me armë zjarri të ndodhura mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Renaldo Mançe, 29 vjeç dhe Armand Tomorrica, 31 vjeç. Tre personat janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në lagjen ‘Vullnetari’, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për...