Elbasan/ Shtyllë ndriçimi e rrëzuar prej dy ditësh, qytetarët denoncojnë mungesën e ndërhyrjes

Elbasan/ Shtyllë ndriçimi e rrëzuar prej dy ditësh, qytetarët denoncojnë mungesën e ndërhyrjes

Prej gati dy ditësh, në qytetin e Elbasanit, një shtyllë ndriçimi qëndron e rrëzuar në zonën përballë konviktit shtetëror, duke krijuar shqetësim për banorët e zonës. Pavarësisht se bëhet fjalë për një rrugë mjaft të frekuentuar nga qytetarët, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për heqjen apo zëvendësimin e shtyllës së dëmtuar. Banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që paraqet situata, ndërsa apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse.