Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Spanja 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Spanja një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Algert Zenelin, banues në Milot. Ai akuzohet se gjatë vitit 2023, në zona të ndryshme të Shkodrës, në fshatin Kir dhe pranë Theth, ka kultivuar rreth 10 900 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale që lidhen me kultivimin, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, si dhe përfshirjen në grup të strukturuar kriminal. Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”. Akuzohet për kultivimin e...