“Eja merre vajzën, po ta besoj ty”/ Zbardhen negociatat mes Buzit dhe shefit të policisë

“Eja merre vajzën, po ta besoj ty”/ Zbardhen negociatat mes Buzit dhe shefit të policisë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi ditën e djeshme në Roskovec, ku ish-dhëndrri vrau me armë ish-vjehrrin dhe vjehrrën e tij dhe në fund veten. Pas kësaj, Refit Buzi rrëmbeu Rozalinda Plakun, por pas disa negociatash me policinë ai arriti ta lironte atë. Efektivi i policisë Mariglen Korroveshaj po negocionte gjatë gjithë kohës me altoparlant me 35-vjeçarin. Ai e këshillon që mos ti bëj keq vajzës, ndërsa pas një kohe relativisht të gjatë diskutimi, Buzi liron 24-vjeçaren. Pas kësaj, Shefi i Policisë së Roskovecit afrohet pranë tyre, merr vajzën në krahë dhe largohet. Negociatat me 35-vjeçarin vazhduan për rreth 8 orë, por ai nuk pranoi të dorëzohej. Rreth orës 16:35, ndërsa ndodhej ende brenda automjetit, ai qëlloi veten me armën e gjahut. PJESË E ZBARDHUR NGA NEGOCIATAT MARIGLEN...