E rëndë në Tiranë/ 40-vjeçarja vetëmbytet në Liqenin e Thatë

E rëndë në Tiranë/ 40-vjeçarja vetëmbytet në Liqenin e Thatë

Një 40-vjeçare dyshohet se ka humbur jetën pasi është vetëmbytur pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte shkuar pranë liqenit, ku kishte parkuar automjetin dhe kishte lënë sendet e saj personale. Më pas dyshohet se është futur në ujë dhe është vetëmbytur. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa shkaqet që çuan në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të rastit. Burime bëjnë me dije se pritet të merren në pyetje familjarët e viktimës, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për ngjarjen.