E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste duke e goditur me automjet vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari

E rëndë në Lezhë/ Tentoi të vriste duke e goditur me automjet vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë, ku një konflikt me motive familjare ka përfunduar me përplasje me automjet dhe dëmtime trupore ndaj një gruaje 43-vjeçare. Autori i dyshuar, me iniciale C.B. 28-vjeç është lokalizuar dhe arrestuar brenda menjëherë pas ngjarjes, ndërsa automjeti i përdorur është sekuestruar si provë materiale. E dëmtuara, 43-vjeçarja me iniciale K.H.është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes palëve të përfshira. Njoftimi i Policisë: Lezhë Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”. Tentoi të vriste, duke e goditur me automjet nënën e bashkëjetueses, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe u largua nga vendi i...