E rëndë në Korçë! Kirurgu i spitalit arrestohet për ngacmim seksual
Një mjek kirurg në spitalin e Korçës, Nikolla Nunka, është arrestuar nga policia pasi ndaj tij një 21-vjeçare ka bërë kallëzim për ngacmim seksual. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apendicitit. Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar, si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor. 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i mjekut. Nunka ka qenë më parë i arrestuar nga policia e Korçës për mitmarrje ndërsa burime nga grupi i hetimit...
Burimi:
javanews.al