E rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje 8-vjeçarin dhe plagos një tjetër
Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku një i mitur ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit, ku një automjet ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar. Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al