“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

“E ndoqi me armë në dorë dhe e vrau pranë shtëpisë”- Nëndrejtori i Policisë Korçë jep detajet e krimit: U konfliktuan në lagje, autori në kërkim, 3 të shoqëruar

Dy shokët janë konfliktuar mes tyre në lagjen ku jetonin dhe pas përleshjes fizike grindja ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Autori e ka ndjekur ushtarakun Johan Zuko, ish-futbollist i akademisë së Skënderbeut nga pas me kallash në dorë dhe e ka ekzekutuar pranë shtëpisë ku ai jetonte. Këto janë detajet e para të dinamikës së krimti që ka zbardhur gjatë një deklarate të shkurtër për mediat nga Korça, nëndrejtori i Hetimit dhe Krimeve në Drejtorinë e Policisë, Sejfulla Metko. Ai tha se dyshohet që dy personat të kenë pasur konflikt prej ditësh derisa situata ka agravuar sot. Metko konfirmoi se viktimës iu gjet edhe një thikë në dorë, që po verifikohet nëse e kishte për vetëmbrojtje apo të ketë sulmuar i pari...