E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i përkiste 34-vjeçarit të humbur që nga data 4 qershor, ishin testet e ADN-së që e konfirmuan 100%, kjo për shkak të shenjës së operacionit, numrit të këmbës 40 dhe rrobave të zeza që kishte kufoma, të njëjtat që Eglanti është parë për herë të fundit. Tashmë pritet që familja të tërheqë trupin nga morgu i Tiranës.
Burimi:
ntv.al