“ME 220 MILIONË EURO MUND TË BLINTE EDHE PALLATIN ELYSÉE”/ FEVZIU REAGON PËR ARRESTIMIN E ERMAL BEQIRIT: SI JETONTE I LIRË NË MES TË EUROPËS?
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas arrestimit në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Duke komentuar pasuritë që dyshohet se i janë gjetur Beqirit në Francë, mes të cilave një kështjellë, apartamente, llogari bankare dhe një avion privat, Fevziu u shpreh se çështja më shqetësuese nuk është vetëm niveli i luksit, por mënyra se si një person në kërkim mund të jetonte i lirë në zemër të Europës. “Me 220 milionë euro që ka marrë kompania e tij nga tenderat e AKSHI-t, mund të kishte blerë ndoshta edhe Pallatin Elysée, jo vetëm një kështjellë”, deklaroi Fevziu. Sipas gazetarit, fakti që Beqiri qëndronte në prona të regjistruara në emrin e tij dhe...
Burimi:
ntv.al