E ëma e Monika Kryemadhit bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

E ëma e Monika Kryemadhit bën rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Pak ditë përpara se Prokuroria e Posaçme të lexojë konkluzionet përfundimtare për mamanë e ish deputetës Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, kjo e fundit i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Fatime Kryemadhi kërkon nga shkalla e tretë e gjyqësorit prishje të vendimit të GJKKO për mospranimin e kërkesës së saj lidhur me shpalljen e moskompetencës lëndore nga kjo gjykatë për çështjen penale për të cilën ajo është marrë e pandehur për pastrim parash, dhe kërkon të gjykohet në Gjykatën Penale të Shkallës së Parë Tiranë. Rekursi është regjistruar dy ditë më parë në Gjykatën e Lartë dhe Ilir Panda do të jetë relatori i çështjes, që së bashku me dy anëtarë të tjerë do të shqyrtojnë në dhomë këshillimi pretendimet e Kryemadhit dhe më...