Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj mbajti 34-vjeçarin për 1 ditë e gjysmë në makinë, e transportoi me karrotrec

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj mbajti 34-vjeçarin për 1 ditë e gjysmë në makinë, e transportoi me karrotrec

Detaje të reja zbulohen në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi. Sipas burimeve bëhet me dije se autori i dyshuar për zhdukjen e tij, i cili është në kërkim nga policia, Armand Shakaj, ka përdorur një karrotrec për të shmangur kontrollet rutinë të policisë dhe për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit dyshohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, deri në zonën e Ibës së Tiranës. Këto lëvizje dyshohet se janë kryer më 6 qershor nga Shakaj. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit dyshojnë se trupi i Koçit është mbajtur brenda automjetit për rreth një ditë e gjysmë, pasi kontakti i fundit i tij me familjarët rezulton të ketë qenë më 4 qershor. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar për t’u marrë...