Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, pë pranga 57-vjeçarja në Kurbin

Një 57-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj. Po ashtu është proceduar penalisht mjekja e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin. Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”. Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin. Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja. Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje...