Dyshohet se furnizonte me kokainë anëtarët e grupit të trafikut, 51-vjeçari kapet te zona e “Freskut”

Dyshohet se furnizonte me kokainë anëtarët e grupit të trafikut, 51-vjeçari kapet te zona e “Freskut”

Një person i cilësuar si furnizues me drogë i anëtarëve të një grupi trafiku në kryeqytet është arrestuar sot pas një operacioni të befasishëm. Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Zonat”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar të bluve, në pranga është vënë shtetasi F. B., 51 vjeç, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një hetimi të organizuar më parë. Gjatë ndërhyrjes, forcat e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar atë në një lokal në zonën e Freskut, ku gjatë kontrollit të...