Dy viktima të aksidentit/ Si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve

Dy viktima të aksidentit/ Si iu dhanë brenda muajit patentat shqiptare dy egjiptianëve

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, 30 dhe 44 vjeç, të cilët ishin punonjës të kompanisë “AlbaBeton”. Në përplasjen e rëndë mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Autoritetet konfirmuan se viktimat ishin dy shtetas egjiptianë. Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist. Nga informacionet e deritanishme të bën përshtypje se si ky shofer me patentë të marr brenda “1 muaji” voziste një mjet të tonazhit të rëndë. Por pyetjet që lindin janë: A e kishte kategorinë e duhur të patentës...