Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati. Sipas informacioneve paraprake, Rubati është qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe janë blinduar hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Burime paraprake dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin...