Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin

Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan dhe djalin

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Rimini të Italisë, është arrestuar nga karabinierët, pasi akuzohet për dhunë në familje, plagosje dhe kërcënime ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 22-vjeçar. Ngjarja e fundit ka ndodhur më 5 gusht në një hotel, ku shërbimet e policisë u thirrën pas një telefonate të djalit të 43-vjeçarit. Sipas mediave italiane, burri ishte në gjendje të dehur dhe po kërkonte para nga bashkëshortja, të cilat ajo i kishte fituar nga puna si punëtore shtëpie gjatë muajve qershor dhe korrik. Situata u përshkallëzua kur 43-vjeçari tentoi të hidhte një biçikletë drejt makinës së një klienti të hotelit dhe më pas goditi djalin në fytyrë. I riu ndërhyri për të mbrojtur nënën e tij dhe arriti ta ndalonte të atin deri...