Dy të arrestuar në Lezhë dhe Kurbin për dhunë në familje, zbulohen armë dhe tritol
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës dhe ajo e Kurbinit, pas dy rasteve të raportuara të dhunës në familje. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia ka zbuluar edhe armë zjarri, municion luftarak dhe, në një prej rasteve, pesë kallëpë tritoli. Sipas njoftimit të policisë, arrestimet janë kryer pas ndërhyrjeve të shpejta të efektivëve, të cilët janë njoftuar për raste të dhunës fizike dhe psikologjike. Dhunoi bashkëshorten e vëllait, në banesë i gjenden tritol dhe armë Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari me inicialet M. P., banues në Lezhë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij. Pas arrestimit, policia ka ushtruar kontroll në banesën e 33-vjeçarit. Gjatë kontrollit janë zbuluar 5 kallëpë tritoli, një...
Burimi:
ntv.al