Dy gra sherr me grushte dhe shkelma në Vlorë, shoqërohen në komisariat nga policia

Dy gra sherr me grushte dhe shkelma në Vlorë, shoqërohen në komisariat nga policia

Një konflikt për motive të dobëta ka alarmuar policinë e Vlorës. Konflikt ky, jo si zakonisht mes dy djemve dhe burrave, por mes dy grave. Dy gra janë zënë mes tyre në një konflikt me shkelma dhe grushte. Sakaq, ka ndërhyrë Policia e Vlorës duke qetësuar situatën. Dy gratë e përfshira në sherrin fizik janë shoqëruar për Komisariatin e Vlorës për sqarim të situatës.