Durrës/Mjeti aksidenton tre fëmijë, ndërrojnë jetë dy prej tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë, të moshës rreth 10–13 vjeç. Bëhet me dije se dy prej djemve të mitur kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë autori i aksidentit është ndaluar nga policia ndërsa vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet që po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
opinion.al