Drogë përmes ‘Drogden Tunnel’/ Koordinimi nga Shqipëria dhe tregtia në Europë, si ranë në rrjetë vëllezërit Liçaj
Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, si dhe “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për vëllain e tij, Ermal Liçaj, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e heroinës në linjën Suedi–Danimarkë. Sipas akuzave, të rinjtë përballen me veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”. SPAK ka njoftuar operacionin e zhvilluar së fundmi, ndërsa burime nga hetimi bëjnë me dije për Syri Televizion se goditja e këtij grupi është realizuar pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre daneze, të cilat...
Burimi:
syri.net