Drejtori Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka nisur lëvizjet e para që pas marrjes së detyrës. Ai ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë. Po ashtu, edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu është transferuar duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë.