Drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho, paraqitet në SPAK
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur mëngjesin e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Verdho është parë të futet në SPAK pak momente më parë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai thirret në prokurori. Kujtojmë se kreu i Hekurudhave ishte i pranishëm në SPAK dhe më 21 maj, ndërsa nuk dihet nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së.
Burimi:
syri.net