Dosja ‘Metamorfoza’/ Nis në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e Edmond Prekës! Ish polici: Në vendin ku u vra Gjin Ndoj gjeta 5 gëzhoja

Dosja ‘Metamorfoza’/ Nis në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e Edmond Prekës! Ish polici: Në vendin ku u vra Gjin Ndoj gjeta 5 gëzhoja

Këtë të enjte në GJKKO po mbahet procesi gjyqësor në ngarkim të Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës. Gjatë seancës të kanë dëshmuar edhe dy ish-policë të patrullës në Vaun e Dejës. Ish-polici Fran Gjoka ka dëshmuar se ishte duke shkuar në Komisariat, pas mbarimit të turnit, kur së bashku me kolegun e tij kanë parë një automjet dhe një person të shtrirë në tokë – me shpinë. “Kam punuar në policinë e shtetit. Në gusht 2020 nuk kam pasur detyra, kam qenë në patrullë të përgjithshme në komisariatin e policisë Vau i Dejës. Kur është vrarë Gjin (Ndoji) Boriçi, e mbaj mend si ngjarje. Rreth orës 05:30-06:00 unë kam qenë duke shkuar në komisariat”, citohet të ketë dëshmuar ai. Gjoka shton se ata...