Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh
Arkeologu që e nxori nga toka, hajdutët dhe kontrabandistët që e larguan fshehurazi, një tregtar armen arti, një profesor grek i arkeologjisë dhe nxënësi i tij, një sheik nga Katari dhe një galerist në Manhattan. Janë të shumta duart që përgjatë më shumë se një shekulli, mbajtën në duar kokën prej mermeri të Aleksandrit të Madh, ndërsa ajo udhëtoi nga Roma në Nju Jork, Kajro, Doha, Londër dhe Maastricht. Odiseja përfundoi në prill të këtij viti, kur skulptura e shekullit I pas Krishtit, e zhdukur nga Bazilika Emilia në Forumin Romak, u rikthye në Itali së bashku me 336 objekte të tjera arkeologjike të trafikuara në Shtetet e Bashkuara. Kjo është historia e rindërtuar nga hetimet e Karabinierëve italianë të Njësisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë...
Burimi:
javanews.al