Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të martë në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Laert Haxhiut, ku u paraqit në cilësinë e viktimës. I shoqëruar nga Policia e Burgjeve, pasi ndodhet në vuajtje të një dënimi për vjedhje, ai rrëfeu momentin kur mësoi për vrasjen e të vëllait, marrëdhëniet që ky i fundit kishte me persona të ndryshëm dhe deklaroi se nuk beson që Laert Haxhiu të jetë autor i krimit. Dëshmia në gjykatë: Xhuliano Xhaferraj: Kur më vranë vëllain, unë kam qenë në burg. Kur u lirova, ai kishte tre ditë që ishte vrarë. Viktima ishte identifikuar, por autoritetet nuk ishin ende të sigurta. Më morën në pyetje dhe verifikuan që në momentin e ngjarjes ndodhesha në burg. Pas disa orësh...