Dosja e rindërtimit në Kombinat, gjykata u jep pafajësi disa zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

Dosja e rindërtimit në Kombinat, gjykata u jep pafajësi disa zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

Gjykata e Tiranës i dha pafajësi një zyrtari dhe disa ish-zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për abuzim me fondet e rindërtimit në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Ata u akuzuan për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve” pas dyshimeve për punime fiktive të kryera për shembjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Sipas vendimit të gjykatë, të pafajshëm u shpallën Aurel Boriçi, drejtor në Drejtorinë e Medias dhe Komunikimit në Bashkinë Tiranë dhe ish-zyrtaret Aurel Çuko dhe Eleana Guçe. Pafajësi morën edhe ish-drejtuesit e IMT,  Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi. Të njëjtin fat nuk e patën të pandehurit Shyqyri Maloku dhe Aleksandra Mahmutllari, të cilët u dënuan respektivisht me 9 dhe 6 muaj burg për “falsifikim”, dënime që u konvertuan në  “punë në...