Dosja e 3 zyrtarëve të AMP-së del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…

Dosja e 3 zyrtarëve të AMP-së del ‘Nul’ në gjykatë. Apeli revokon masat për shefin e AMP Korçë dhe dy vartësit…

Nga Elton Qyni - Syri.net/ Një operacion policor i “shitur” në media si sukses në goditjen e 3 punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë dhe Elbasan, ka rezultuar një dështim total, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka revokuar të gjitha masat e sigurisë për zyrtarët e AMP-së të proceduar për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” kryer në bashkëpunim. Pesë ditë më parë në 22 korrik 2026, gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Dokollari, vendosi revokimin e 3 masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, që gjykata e shkallës së parë në Elbasan, vendosi ndaj Glodian Ahmetaj, Klevis Hoxha dhe Devis Ago. Ndërsa vetë prokuroria e Elbasanit, kishte kërkuar caktimin e masave të sigurisë “Arrest shtëpie”, për 3...