Dosja “Buka”, dëshmitari tregon në gjyq lidhjet me Arben Ahmetajn
Lirim Fejzollari ka dëshmuar këtë të hënë në gjyq në çështjen “Buka”, në të cilën ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj po gjykohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, e dyshuar si e kryer gjatë procedurës së privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore. “Për privatizimin e “Buka sha” janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme. Unë kam qene aksioner dhe më parë, kur ishte edhe 52 % shtet edhe 48 % privat dhe u futa dhe në ankand. Unë kam marrë aksione nga disa qytetare dhe shoqëri dhe kam arritur deri tek 40% e pjesës private. Aksionet i kam blerë nga individë dhe kompani, që i kishin këto aksione”, deklaroi Fejzollari. Ai tregoi edhe lidhjet dhe njohjet e tij me Arben Ahmetajn. “E njoh si person publik. Në mënyrë...
Burimi:
javanews.al