Dogji mbeturinat por mori flakë mali i Shëngjinit – Arrestohet 57-vjeçari, tentoi të fshihte provat
Policia e Lezhës arrestoi një 57-vjeçar, i dyshuar se shkaktoi zjarrin që dogji një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, pasi i vuri flakën mbeturinave pranë biznesit të tij. Sipas hetimeve, ai hoqi edhe DVR-në e kamerave të sigurisë për të penguar zbardhjen e ngjarjes. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi Bashkim Alija 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”. Njoftimi zyrtar i Policisë Shëngjin I vuri zjarrin mbeturinave dhe tentoi të fshihte provat, pasi zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, falë reagimit dhe veprimeve të shpejta...
Burimi:
syri.net