Do të bënin atentat dhe u kapën me armë/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Do të bënin atentat dhe u kapën me armë/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku policia sekuestroi dy armë zjarri pistoletë, njëra prej të cilave me silenciator. Në masën “arrest në burg” u lanë 26-vjeçari Alfred Kaja dhe 33-vjeçari Sidorel Moriseni, të dyshuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, tre të rinjtë e tjerë, Vitrin Hoxha 21 vjeç, Franko Bobja 22 vjeç dhe Vionis Poka 31 vjeç, u vendosën në masën “arrest në shtëpi” për akuzën e “moskallëzimit të krimit”. Sipas hetimeve paraprake, dy të parët u kapën nga policia me armë zjarri, ndërsa tre të tjerët ndodheshin me ta në momentin e ndërhyrjes. Fillimisht u ngrit dyshimi se grupi mund të ishte përgatitur për një ngjarje kriminale,...