Do ta mbysim Europën me drogë/ Lala për goditjen e SPAK ndaj kartelit të fuqishëm të kokainës

Do ta mbysim Europën me drogë/ Lala për goditjen e SPAK ndaj kartelit të fuqishëm të kokainës

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacioni i SPAK, ku u godit një organizatë e fuqishme e narko-trafikut, e cila pastronte qindra milionë euro në Shqipëri, në ndërtim, hotele, vila luksoze, etj. Lala tha se personi kyç i cili dyshohet si kreu i organizatës është Shpëtim Aliu, ndërkohë që ai furnizone edhe grupime të tjera. “Bëhet fjalë për një organizatë, me disa grupime që kanë bashkëvepruar. Secili prej grupimeve ka patur një kre dhe organizator. Këto grupime kanë marrë sasi lëndësh narkotike te i njëjti furnitor, i njëjti person. Bëhet fjalë për hetim të nisur gjashtë vite më parë, në maj 2020, policia i është drejtuar SPAK me një referim, duke pretenduar se Shpëtim Aliu, 50 vjeç, kishte dyshime të ishte i përfshirë në trafikun...