Disa të shoqëruar për grabitjen, pasi morën bizhuteri në argjendarinë në Kamëz autorët u larguan drejt Zall-Herrit
Disa persona janë shoqëruar në polici pas grabitjes së armatosur të argjendarisë në Kamëz. Të shoqëruarit janë njerëz me precedentë penalë në zonë, por janë thirrur vetëm për verifikime. Itinerari i grabitësve, pasi vodhën një sasi ari dhe argjendi ishte drejt Zallherrit, ndërsa nga kamerat e sigurisë vihet re që ata janë treguar të kujdesshëm që të mos e zbulonin në asnjë moment fytyrën e tyre. Në çdo sekuencë të pamjeve të policisë ata kanë qenë të maskuar, ndërsa në një moment janë rrëzuar, e më pas kanë vazhduar të largohen pa gjurmë. Mesditën e të shtunës, dy grabitës nën kërcënimin e armëve u futën në një argjendari shumë pranë komisariatit numër 5 në Kamëz, ndërsa kanë vjedhur bizhuteri dhe sende të tjera me çmuara....
Burimi:
vizionplus.tv