Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë, arrestohet nga Policia

Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë, arrestohet nga Policia

Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë, arrestohet nga Policia. Një 31-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se dhunoi një punonjës të OSHEE-së dhe i mori automjetin e kompanisë.     Sipas njoftimit të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i një shtetasi 31 vjeç, banues në fshatin Vanë.   Policia bën me dije se i riu u kap vetëm pak orë pasi një punonjës i OSHEE-së kallëzoi se ishte dhunuar dhe se autori i kishte marrë automjetin e kompanisë.   Gjithashtu, sipas njoftimit të Policisë, automjeti u gjet dhe iu...