Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër
Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër. Arrestimi i tij ka ardhur dy ditë pasi ai ka dhunuar një gazetar. Ngjarja ka ndodhur më 18 maj rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”. Sipas policisë, i arrestuari ka goditur me grushte 46-vjeçarin për shkak të detyrës. 51-vjeçari akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. “Shkodër/ Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për...
Burimi:
javanews.al