Dhunohet analisti Ilir Demalia
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar në afërsi të shtëpisë së tij nga dy persona. Nga fotoja, dëmtimet janë të dukshme në pjesën e fytyrës. Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Ai ka deklaruar se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.
Burimi:
opinion.al