Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

Policia e Shkodrës ka arrestuar njëri prej autorëve që dyshohet se ka marrë pjesë në dhunimin e drejtorit të AKU Shkodër. Në pranga ka rënë Elis Çela, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ky shtetas i ndaluar nga efektivët e Shkodrës dyshohet se është personi i cili ka dërguar me automjet, personin tjetër që ka goditur me send të fortë drejtorin e AKU Haderi. Ndërkohë policia e Shkodrës ka bërë identifikimin edhe të personit tjetër që dyshohet si autori kryesor që ka dhunuar drejtorin Haderi dhe është shpallur në kërkim ndërsa po punohet për gjetjen dhe kapjen e tij. Ngjarja ndodhi më 21 maj në orët e mbrëmjes kur në lagjen “Rus” drejtori i AKU Ramir Haderi u godit nga një person dhe më pas...