Dhuna në Zvërnec/ Hita: Policia e Vlorës u shfaq jo profesionale dhe e fjetur

Dhuna në Zvërnec/ Hita: Policia e Vlorës u shfaq jo profesionale dhe e fjetur

Edvin Ndreu do të jetë drejtori i drejtorisë vendore të Vlorës. “Drejtori u shkarkua dy ditë më parë për shkak të dështimit të menaxhimit të tubimit të datës 30 maj në Zvërnec dhe informacionin e pavërtetë që u përcoll publikisht për një qytetar që u mor forcërisht dhe u godit nga rojet e sigurisë private në kantier”, tha drejtori i Policisë së Shtetit. Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos ndërhyrë në kohë për të parandaluar marrjen me forcë të qytetarit apo duke mos identifikuar në kohë dhe arrestuar punonjësin që goditi qytetarin. “Kam urdhëruar ngritjen e një grupi hetimor për hetim të gjithë zinxhirit komandues.”